Lajme

Aksident ‘zinxhir’ në Tepelenë, 8 të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në 29 prill në aksin Tepelenë-Krahës në afërsi të fshatit Iliras.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në anë të kundërt, raporton gazetarja e Klan News, Dorina Muhaj.

Në këtë aksident janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në ngjarje.

Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Personat e lënduar janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./TopChannel

Të Ngjashme