Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në takimin e parë të “Tryezës me partnerët socialë”, prezantoi të arriturat e deritanishme të ministrisë, objektivat për periudhën në vijim dhe prioritetet legjislative 2026–2027.
Në diskutimin me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve u trajtuan çështje që lidhen me marrëdhëniet e punës, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe nxitjen e punësimit, ku u shkëmbyen pikëpamje dhe propozime për avancimin e dialogut social.
Ministri Hoti theksoi rëndësinë e përfshirjes së partnerëve socialë në proceset e hartimit të politikave dhe legjislacionit, përmes konsultimit dhe pjesëmarrjes aktive të tyre.
Gjatë takimit u diskutua edhe për konstituimin dhe funksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
