Lajme

Osmani takohet me ambasadorin britanik

Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves me të cilin tha se bisdeoi për sfidat që përballet Kosova dhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Osmani përmes një postimi në “Facebook”, tha se është krenare që gjatë mandatit të saj si presidente ka iniciuar negociatat për marrëveshjen stategjike në fushën e mbrojtjes dhe të bashkëpunimit ekonomik me shtetin aleat të Kosovës.

Postim i plotë:

Mbretëria e Bashkuar është ndër shtetet e para që i qëndruan pranë Kosovës në momentet më vendimtare të historisë sonë. Jam krenare që, gjatë mandatit tim si Presidente, kam iniciuar negociatat për marrëveshjen strategjike në fushën e mbrojtjes dhe të bashkëpunimit ekonomik me këtë shtet aleat.

Sot me Ambasadorin Hargreaves biseduam për sfidat me të cilat përballet Kosova aktualisht e të cilat e bëjnë të domosdoshëm thellimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s. Ky bashkëpunim është thelbësor për forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e agjendës sonë zhvillimore dhe përmbushjen e aspiratave të qytetarëve tanë

Të Ngjashme