Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidenti fatal në Durrës, bie në pranga i mituri shoferi i mjetit

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit, ku makina që po lëvizte me shpejtësi përplasi për vdekje 50-vjeçarin.

Makina drejtohej nga një i mitur 17-vjeç, i cili u vu në pranga një ditë më vonë nga blutë e Durrësit, pasi në momentin që ndodhi aksidenti doli nga makina dhe u largua.

Gjithashtu mësohet se makina përplasi edhe një motor me drejtues Sh. S.