Shëndetësia

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë SBRT për trajtimin e pacientëve me kancer të mushkërive.

Ky trajtim realizohet përmes akseleratorit linear Elekta Versa HD, i cili mundëson rrezatim më preciz dhe trajtim më të targetuar të tumoreve.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, falë investimeve në teknologji moderne dhe ngritjes profesionale të stafit, pacientëve u mundësohet mbrojtje më e madhe e indeve të shëndosha dhe numër më i vogël i seancave të trajtimit, në rastet kur kjo është e përshtatshme.

Fillimi i aplikimit të kësaj teknike vlerësohet si një hap i rëndësishëm në avancimin e shërbimeve onkologjike në sistemin publik shëndetësor të Kosovës.

Të Ngjashme