Aktuale

Aksidenti rëndë në vend, humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga, drejtuesi…

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në zonën e njohur si Qafa e Koshovicës, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një motomjeti.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi motorin, duke dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe autoambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të Ngjashme