Dogana dhe Policia Kufitare, kanë evidentuar një rast të mosdeklarimit të mallrave në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar të Doganës Shqiptare, rasti u zbulua gjatë kontrollit të një automjeti në port.
Autoritetet konstatuan dy ora dore me mbishkrimin “ROLEX”, si dhe 351 cigare puro të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti.
NEWS Dyshime për eksploviz në një automjet në Korçë, policia rrethon zonën“Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë evidentuar një rast të mosdeklarimit të mallrave gjatë kontrollit të një mjeti në Portin e Durrësit.
Gjatë kontrollit u konstatuan: 2 ora dore me mbishkrimin “ROLEX”
351 cigare puro, të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti. Dogana Shqiptare vijon kontrollet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me Policinë e Shtetit, për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të mosdeklarimit dhe shkeljeve të legjislacionit doganor”, thuhet në njoftim.
