Lajme

Akuza të forta nga Murati: Opozita po e shkel Kushtetutën

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deputetëve të opozitës përmes një postimi në Facebook, duke i akuzuar ata për mosrespektim të procesit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas Muratit, opozita po shkel Kushtetutën duke mos marrë pjesë në seancat për zgjedhjen e kreut të shtetit. Ai tha se shumica në pushtet ka ofruar disa opsione kompromisi, përfshirë edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit dhe kërkesën për propozime konsensuale, por sipas tij opozita nuk ka dhënë asnjë emër konkret

Reagimi i ministrit Murati në Facebook:

Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së Presidentit.

Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore.

Ua ofruam Kryetarin e Kuvendit, nuk e pranuan.

Ua ofruam që t’i sjellin 3 propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër.

Propozuam znj. Feride Rushiti, një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si Presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë.

Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?

Të Ngjashme