Aktuale

Alabbar pendohet: Në Shqipëri ndërtova shumë shpejt, ishte gabim

Mohamed Alabbar erdhi në Shqipëri mes një publiciteti të madh. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë si njeriun e mrekullive të Dubait, ndërtuesin e “Burj Khalifa” dhe investitorin që do ta shndërronte Durrësin në një destinacion luksoz.

Por zhvillimet në projektin e Portit të Durrësit kanë qenë larg pritshmërive të shpallura. Investimi prej rreth 2 miliardë dollarësh i premtuar në nisje të projektit duket ende larg realizimit, ndërsa pak kohë më parë autoritetet pranuan zyrtarisht se dy nga godinat e ndërtuara në kantier ishin fundosur.

NEWS  Plagoset me thikë pronari i një agjencie udhëtimesh, detajet e para!Tashmë duket se edhe vetë Alabbar pranon se janë bërë gabime në mënyrën se si është zhvilluar projekti në Shqipëri.

Në një intervistë, themeluesi i kompanisë “Emaar” deklaron se “në Shqipëri ndërtova shumë shpejt” dhe se kjo, sipas tij, “ishte gabim”.

Alabbar ndalet edhe te një tjetër projekt i tij në bregdetin e Malit të Zi, të cilin gjithashtu e cilëson si një gabim. Sipas tij, vendimmarrja u ndikua nga këshillat e një juristi indian, çka, sipas biznesmenit, rezultoi një zgjedhje e gabuar.

NEWS  Irani lëshon raketa, breshëri shpërthimesh në Tel Aviv! Sulme të reja edhe në LibanDeklaratat e Alabbar vijnë në një moment kur projekti i Portit të Durrësit vijon të jetë në qendër të akuzave, për shkak të ritmit të punimeve, kostove dhe problematikave të raportuara gjatë zbatimit të tij.

Të Ngjashme