Aktuale

Edi Rama e përfshiu në listën “kriminale”, studenti nxjerr bllof kryeministrin: Pamjet virale

Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë u mblodhën ditën e sotme në protestë, në ditën e 11-të të bojkotit të zhvilluar në universitete.

Në një deklaratë për mediat para Kryeministrisë, njëri nga studentët përgënjeshtroi kryeministrin Edi Rama i cili më herët publikoi një listë, me emra dhe fytyrë, të protestuesve sipas tij me precedentë të theksuar kriminale, mes të cilëve rezultonte edhe ai vetë.

“Kryeministri ka dalë sot dhe më ka akuzuar mua për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ja shikojeni me foto të gjithë.

Unë jam student i Mjekësisë. Gjithashtu, duke qenë se na ka quajtur organizatë ANTIFA, neokomunista dua të tregoj edhe të gjitha nota që kam marrë, me të gjitha 10.

Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori”, tha ai.

Të Ngjashme