Këtë të diel, më 25 tetor, kthehet ora dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00.
Ndryshimi i orës do të bëjë që qytetarët të përfitojnë një orë më shumë gjumë, por njëkohësisht ditët do të kenë më pak orë me dritë në orët e pasdites.
Për disa qytetarë, ndryshimi i orës nuk sjell shqetësime, ndërsa për të tjerë mund të ndikojë në organizimin e përditshëm, rutinën e gjumit dhe aktivitetet e tyre.Ndryshimi i orës është një praktikë që zbatohet prej vitesh në Shqipëri dhe në vende të tjera evropiane. Kalimi në orën dimërore bëhet të dielën e fundit të tetorit, ndërsa rikthimi në orën verore ndodh të dielën e fundit të marsit.
