Një person u vra dhe të paktën katër të tjerë u plagosën të premten gjatë një sulmi me armë zjarri nga një automjet në departamentin Yvelines, në perëndim të Parisit.
Një i dyshuar u arrestua pranë qytetit Trappes dhe është vënë nën mbikëqyrjen e policisë.
Autoritetet bëjnë të ditur se motivi i sulmit mbetet ende i panjohur. Lajmi për arrestimin u raportua fillimisht nga televizioni BFM, raporton KosovaPress.
Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, deklaroi se “të gjitha forcat e sigurisë dhe ato gjyqësore janë mobilizuar plotësisht”.
Sulmi ndodhi ndërsa Franca përgatitet për protesta të reja kundër kostos së lartë të jetesës, të planifikuara për të shtunën.
Si pasojë, muzetë kryesorë do të mbyllen, ndërsa qeveria do të dislokojë forca të shtuara policore nëpër rrugë. Kjo masë synon të parandalojë trazirat e dhunshme, të ngjashme me ato që ndodhën javën e kaluar.
