Aktuale

“Valë” shkarkimesh/ Kush janë dy drejtorët që i SHPËTOJNË furtunës së kryeministrit Rama

Ultimatumi i raportuar i Edi Ramës për largimin e drejtuesve të institucioneve publike ka vënë në lëvizje administratën shtetërore.

Sipas raportimeve, kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave, përmes telefonatave nga Budva, dorëheqjen e drejtuesve të disa institucioneve, mes tyre AKSHI, Sigurimet Shoqërore, Doganat, Arsimi, Hipotekat, Energjia, Shëndetësia dhe Infrastruktura.

Megjithatë, sipas “WebLajm”, dy drejtues pritet të vijojnë në postet e tyre aktuale: drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe shefi i Gardës së Republikës, Simon Zereci.

Raportimi vjen në një kohë kur vendi po përballet me protestat studentore. Deri tani, nuk ka një konfirmim zyrtar përfundimtar mbi listën e drejtuesve që do të largohen apo do të qëndrojnë në detyrë.

Të Ngjashme