Aktuale

Alarm për bombë në Tiranë, evakuohet qendra tregtare ‘Toptani’

Është raportuar një alarm për bombë në qendrën tregtare Toptani Shopping Center, duke shkaktuar ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve dhe evakuim të qytetarëve që ndodheshin brenda ambienteve.

Ndërsa objekti është boshatisur plotësisht nga klientët, konsumatorët dhe stafi, brenda saj ndodhen vetëm forcat blu, të cilët po ushtrojnë kontrolle me qen në mënyrë të imtësishme për të zbuluar të vërtetën e informacionit.Ka qenë shefi i sigurisë së qendrës tregtare “Toptani” i cili është vënë në alarm për një sulm me bombë, nëpërmjet emailit.

Menjëherë janë kryer verifikimet e nevojshme dhe ka rezultuar se nuk ka asnjë problem.

Të Ngjashme