Deputeti i VV-së, Alban Krasniqi, ka kritikuar PDK-në lidhur me Gjykatën Speciale dhe qasjen e saj politike.
“Uniteti nuk është pazar, o PDK, e as UÇK-ja dhe historia e saj nuk është plaçkë për ta tregtuar si t’ju teket”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka akuzuar PDK-në se, sipas tij, Gjykatën Speciale ia bëri UÇK-së “vetëm për pushtet e luks shfrenues”.
Postimi i plotë:
Uniteti nuk ndërtohet mbi bazën e shantazhit, mashtrimit dhe kalkulimit partiak.
PDK ende nuk e ka kuptu peshën e dëmit të saj ndaj Kosovës jo vetëm me gjykatën speciale. Ende po shpreson se ia hedh paq me slogane shfajësuese ndaj saj dhe kërcënuese ndaj të tjerëve.
Uniteti nuk është pazar oj PDK, e as UÇK-ja dhe historia e saj nuk është plaçkë për ta tregtuar si tju teket.
Jo më! Jo në emrin tim!
Do mbaheni në mend si partia që i bëri gjykatë speciale UÇK-së vetëm për pushtet e luks shfrenues.
