“Rruga e Kosovës është e qartë“, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa fliste për Evropën.Këtë deklaratë e dha përvjetorin e 9-të të themelimit të Këshillit të Investitorëve Evropianë.
“Vendi ynë është padyshim evropian. Qeveria jonë është me gjithë zemër e përkushtuar ndaj vlerave evropiane siç janë demokracia dhe sundimi i ligjit, dhe integrimit në organizatat evropiane si BE-ja dhe Këshilli i Evropës. Dhe ajo që vijon është vlerësimi dhe përkushtimi ynë i shumëfishtë: ne e vlerësojmë dialogun publiko-privat si një mjet për politika më të mira, ne i drejtohemi shoqatave të biznesit si aktorë dhe partnerë për ndryshim dhe mirëpresim kapitalin evropian si forcë lëvizëse për rritjen ekonomike në Kosovë.” tha ai.
Ai ka folur ndër tjerash për potencialin që thotë ta ketë Kosova, duke u zouar edhe për reforma
“Republika e Kosovës është një zgjedhje ideale për investitorët. Vendndodhja jonë gjeografike, rinia e talentuar dhe qeveria e pastër krijojnë mundësi të shumta për të qenë pjesë e projekteve transformuese”, ka thënë ndër tjerash Kurti.