Lajme

Albin Kurti takon studentët e FIEK-ut: TIK-u përbën 6% të BPV-së së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, me të cilët diskutoi për potencialin dhe perspektivën e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se sektori i TIK-ut tashmë përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor dhe është një nga fushat më premtuese për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai i inkurajoi studentët që të nisin rrugëtimin e tyre profesional përmes startup-eve, duke i siguruar se Qeveria do t’i mbështesë në realizimin e ideve të tyre inovative.

Kurti po ashtu rikujtoi se gjatë qeverisjes së tij, dhjetëra mijëra studentë kanë përfituar nga bursat shtetërore, ndërsa premtoi se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të Ngjashme