Aktuale

FOTO+VIDEO/ Përfshihen nga flakët dy restorante tradicionale në Librazhd

Dy restorante tradicionale janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Librazhdit, duke nxitur ndërhyrjen me urgjencë të shërbimeve të emergjencës.

Objektet e përfshira nga flakët ndodhen pranë njëri-tjetrit në breg të lumit Shkumbin, çka ka rritur rrezikun për përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë situatën nën kontroll e për të parandaluar djegien e objekteve të tjera përreth.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa autoritetet ende nuk kanë nxjerrë një bilanc përfundimtar të dëmeve materiale apo të shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Shkruan OraNews

Të Ngjashme