Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Alma Kaçi zbulon skandalin tjetër të Safet Gjicit: Sekretarja e tij hynte më make-up dhe dilte pa make-up

Në dëshminë e saj, gruaja që u shfaq në video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit tha me siguri se nuk është hera e parë dhe e vetme që një situatë e tillë ka ndodhur në zyrat e shtetit. Ajo tha me bindje se Gjici ishte abuzues dhe femrat e tjera e kanë frikë prandaj heshtin dhe nuk reagojnë.

Ajo foli pa dorashka, teksa nuk nguroi të përmend edhe sekretaren e Safet Gjicit, për të cilën tha se “hynte e trukuar në zyrë dhe dilte e patrukuar.”

“Unë nuk jam e para, çdo femër atje… sepse këtu kanë frikë të denoncojnë dhe stepen. Unë e mora guximin dhe e demaskova një njeri të tillë. Më vjen keq edhe për sekretaren e atij, pasi hynte e trukuar dhe dilte e patrukuar. Pse ajo heshti: Pse ajo duhet ta suportonte dhe kapercente këtë fenomen? Ne jetojmë me frikë…” tha Kaçi.