Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Alma te videoja e Gjicit nuk pranon arrestin në shtëpi: Duhet të kujdesem për fëmijën dhe nënën

Pasi Safet Gjici kërkoi masë më të lehtë sigurie, edhe Alma ka bërë të njëjtën gjë. Kaçi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për një masë më lehtësuese se sa ajo e arrestit në shtëpi. Në kërkesë, Alma shkruan se nuk mund të qëndrojë në arrest shtëpie pasi është e vetmja që sjell të ardhura në familje dhe se duhet të kujdeset për fëmijën 12 vjeçar dhe nënën 71 vjeçare të sëmurë.

Kujtojmë se Gjici baba i 4 fëmijëve dhe gjysh, ishte pjesë e një video skandali ku u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij me Almën. Pamja në fjalë rezulton të jetë filmuar më 6 Qershor të këtij viti, teksa u publikua kudo në rrjet më datë 16.06.2023.

Për shtetasen Alma Kaçi. është dhënë masa sigurisë “arrest shtëpiak”, ndërsa Gjici është arrestuar pranë një lokali te shtëpia e tij në Tiranë. Ndaj Gjicit rëndon akuza e “Korrupsionit pasiv”, pasi në videon të publikuar pak ditë më parë doli në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.