Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Altin Dumani ka mbyllur sytë”- Argita Malltezi komenton deklaratat e Veliajt pas daljes nga SPAK: Nuk ka faj që i thotë kolegë sepse…

Argita Malltezi, vajza e ish kryeministrit Sali Berisha e cila mori pjesë në protestën para bashkisë së Tiranës ka komentuar deklaratat e Erion Veliajt pas daljes nga SPAK.

Në një prononcim për News24, ajo tha se Veliaj nuk ka faj kur thotë se i ka kolegë prokurorët, pasi janë bashkë të përfshirë në korrupsion dhe vjedhje.

Sipas saj, në rastin e Erion Veliaj, kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbyllur sytë.

“Në rastin e Ahmetajt, Altin Dumani bën një opinion kundra për mos përfshirjen e tij në hetim. Në rastin e Erion Veliajt është në të njëjtat kushte dhe nuk ka bërë një gjë të tillë. Për këtë që ka shkruar 5 herë kërkesën për inceneratorët Dumani mbyll sytë”, tha Malltezi.

Malltezi: Unë pyes qytetarët a është një lajm i mirë kur kryetari i bashkisë del nga prokuroria dhe thotë që dola nga zyra e kolegëve. I ka kolegë në vlerësimin tonë dhe të çdo qytetari që sheh faktet e vjedhjes i ka kolegë në vjedhje apo si..? Ai nuk është jurist, nuk ka qenë prokuror, nuk ka punuar në drejtësi. Ai i ka kolegë në sferat e tij të ekspertizës siç është korrupsioni dhe vjedhja. Çdo njeri duhet ta bëjë vetë analizën dhe këtu flasim për SPAK. Veliaj është i zhytur në këtë aferë më shumë se Arben Ahmetaj. Në rastin e Ahmetajt, Altin Dumani bën një opinion kundra për mos përfshirjen e tij në hetim. Në rastin e Erion Veliajt është në të njëjtat kushte dhe nuk ka bërë një gjë të tillë. Për këtë që ka shkruar 5 herë kërkesën për inceneratorët Dumani mbyll sytë, për atë tjetrin që në shkresën e 6 ka thëenë jam dakord në parim ka dhënë mendim kundra, por cili është rasti më ulëritës? I këtij që ka kapërcyer kompetencat e këshillit bashkiak apo i atij që pas 5 shkresave ka thënë njëherë PO. Cila është drejtësia me regji këtu?! Nuk ka faj ky që i thotë kolegë.