Kosova do të jetë vendi i ftuar në edicionin e 43-të të festivalit ndërkombëtar të stripit bd BOUM, i cili do të mbahet në qytetin francez të Blois, nga 20 deri më 22 nëntor 2026.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë, e cila ka shprehur kënaqësinë për këtë prezantim të krijimtarisë artistike kosovare para publikut francez.
Në partneritet me Gran Festin, festivalin ndërkombëtar të stripit në Prishtinë, ky edicion do t’u mundësojë vizitorëve francezë të njihen më nga afër me talentin dhe veprat e artistëve nga Kosova.
Postim i plotë:
Kosova në qendër të vëmendjes në festivalin bd BOUM në Blois!
Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë shpreh kënaqësinë që Kosova do të jetë vendi i ftuar në edicionin e 43-të të festivalit bd BOUM, i cili do të mbahet në Blois nga 20 deri më 22 nëntor 2026. Në partneritet me Gran Fest, festivalin ndërkombëtar të stripit në Prishtinë, ky edicion do t’i ofrojë publikut francez mundësinë për t’u njohur me talentin dhe krijimtarinë e artistëve nga Kosova.
Ekspozita «Kosova: lulëzimi i talenteve» do të prezantojë veprat e Liza Dervishajt, Deniza Gafurit, Rina Krasniqit, Adrián Jakupit dhe Gani Jakupit, nga 3 nëntori 2026 deri më 9 janar 2027, në bibliotekën Abbé-Grégoire. Një tryezë diskutimi me artistët do të organizohet po aty të shtunën, më 21 nëntor, në orën 11:00.
Përmes rrëfimeve dhe këndvështrimeve të tyre, këta artistë do të prezantojnë një Kosovë krijuese dhe të hapur ndaj botës. Prania e tyre në Blois është një mundësi e çmuar për të forcuar shkëmbimet kulturore ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe për të rikujtuar se stripi shërben edhe si urë lidhëse ndërmjet popujve tanë.
Ftojmë publikun të njihet me veprat e tyre dhe të bëhet pjesë e këtij takimi kulturor!
Programi i festivalit: https://www.maisondelabd.com/Artikulli në La Nouvelle République: https://www.lanouvellerepublique.fr/…/entre-la..
