Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka votuar në zgjedhjet që po mbahen në Serbi, duke bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më masivisht në votime.
Përmes një postimi në Facebook, Pajaziti ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë proces zgjedhor, me synimin që shqiptarët të kenë sa më shumë përfaqësues në Parlamentin e Serbisë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, duke vënë theksin te rëndësia e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet parlamentare të Serbisë.
Postim i plotë:
Sot votova, me dëshirën që zëri i shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm dhe të kemi sa më shumë përfaqësues shqiptarë në Parlament.
Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin sa më masivisht dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Çdo votë ka rëndësi!
