Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar sot shenjtërimin e Nënë Terezës, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve më në nevojë.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se Nënë Tereza ia kushtoi jetën të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke u shndërruar në një simbol të humanizmit dhe shërbimit ndaj të tjerëve.


