Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori britanik e kalon fundjavën në Rugovë me familje- ndan pamje të mrekullueshme të bjeshkëve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar luginën e Rugovës me familjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, të hënën ai iu bën thirrje të gjithëve ta vizitojnë Rugovën, nëse janë në kërkim të aventurës e bukurisë.

“Duke i thirrur të gjithë ata që janë në kërkim të aventurës dhe bukurisë (edhe pak luks). Vikend i mrekullueshëm në luginën e bukur të Rugovës me familjen time”, ka shkruar Hargreaves.