Lajme

Kurti merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Elysse në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Elysse në Paris.

Pjesëmarrja e Kurtit në këtë darkë u bë në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në këtë aktivitet ishte i shoqëruar nga Rita, duke e cilësuar pjesëmarrjen si nder.

Postim i plotë:

Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Elysse, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Të Ngjashme