Lajme

Ambasadori Robert Bosch kritikon partitë: Interesat partiake mbi shtetin

Ambasadori Robert Bosch ka reaguar ashpër ndaj situatës politike, duke vlerësuar se partitë po vendosin interesat e tyre mbi interesin shtetëror.

Ka pak për të thënë. Partitë po vendosin interesat partiake mbi interesin kombëtar, gjë që është vërtet e keqe”, u shpreh Bosch.

Ai paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet edhe më tej, duke theksuar se ekziston rreziku që edhe pas zgjedhjeve të ardhshme të mos ketë ndryshime reale. Sipas tij, vendi mund të përballet sërish me të njëjtin ngërç politik.

“Edhe më keq është se, ndoshta pas zgjedhjeve të ardhshme, situata do të jetë sërish e njëjtë dhe asgjë nuk do të lëvizë”, deklaroi ambasadori.

Bosch shtoi se një zhvillim i tillë nuk do të mirëkuptohej nga partnerët ndërkombëtarë dhe mund të ndikojë negativisht në proceset integruese. 

Ai tha se miqtë ndërkombëtarë “nuk do ta pëlqejnë dhe nuk do ta kuptojnë” një situatë të tillë, duke paralajmëruar se integrimi në strukturat ndërkombëtare do të bëhet edhe më i vështirë.

Të Ngjashme