Analisti Faton Mehmeti ka rikthyer në vëmendje rastin e Astrit Deharit, duke ngritur pikëpyetje lidhur me rrethanat e vdekjes së tij dhe fatin e personave që kishin ndarë qelinë me të.
Në videon e publikuar, Mehmeti ngre pikëpyetje edhe për fatin e shokëve të qelisë së Deharit, duke vënë në fokus zhvillimet e mëvonshme që lidhen me ta.
Ai shtron pyetjen nëse pas këtyre ngjarjeve mund të fshihet ndonjë prapavijë, duke kërkuar vëmendje ndaj rrethanave që ende ngrenë pikëpyetje.
Ndryshe, rasti i Astrit Deharit, i cili vdiq më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, vazhdon të mbetet pa një epilog përfundimtar. Në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij, familja Dehari ka kërkuar sërish zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.
