Aktuale

Anëtarët e Komisionit të Licencave për lojërat e fatit pasuri miliona euro, hotele, kulla dhe kompani të dyshimta

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, i cili mbikëqyr, kontrollon dhe garanton ligjshmërinë e veprimtarisë së lojërave të fatit në bazë të lgjit Nr. 155/2015, është një nga institucionet shtetërore që ngërthen interesa të fuqishme financiare, për shkak të tipareve me natyrë mafioze që ka tregu i lojërave të fatit në Shqipëri, përplasjeve deri në eliminime fizike, lobimeve, pazareve, pastrimit të parave dhe informalitetit. Pranë AMLF funksionon dhe vepron Komisioni i Licencave, i cili shqyrton dhe vlerëson aplikimet, si dhe vendos për dhënien, pezullimin ose revokimin e licencave për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit.

Aktualisht, anëtar të Komisionit të Licencave për lojërat e fatit janë Gjergji Taho, Erilinda Lala, Denardo Sinanaj, Xhemal Qefalia, Alban Mesonjësi, Pellumb Lala dhe Oltjon Muzaka. Më herët, anëtarë të këtij komisioni kanë qenë Vasilika Vjero, Albana Alimemaj, Ervin Koçi, Besfort Lamallari, Aldo Kita, Ervin Çekani, Niko Hyka etj. Anëtarët e komisionit zgjidhen si përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, përfshirë disa ministri linje, ku Ministria e Financave zë peshën kryesore.

Nga verifikime të thelluara rezulton se disa nga anëtarët dhe ish anëtarët e Komisionit të Licencave posedojnë pasuri në vlerë qindra madje miliona euro, pasuri e cila nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme. Disa nga anëtarët dhe ish anëtarët e Komisionit të Licencave posedojnë llogari bankare me vlerë qindra mijëra euro, vila, aprtamente, hotele dhe resorte. Ata qëndrojnë pas kompanive me aktivitet të dyshimtë nga Tirana në parajsat fiskale.

Disa prej tyre janë aksionerë të drejtëpërdrejtë në kulla, duke ngritur dyshime të forta për pastrim parash në ndërtim. Ka dyshime të forta se paratë dhe interesat e paligjshme janë produkt i vendimarrjeve të tyre për dhënien e licencave për kazinotë. Ndërkaq, disa sinjalizime se Komisioni aktual do të japë disa licenca të tjera për kazino dhe sidomos për bastet sportive online kundrejt pagesave korruptive që shkojnë nga qindra deri në miliona euro. Vijon…

/Prapaskena.com

Të Ngjashme