Një person ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut, në rrethana që dyshohet se lidhen me një aksident gjatë punës.
Burime bëjnë të ditur se viktima është Xhemë Kadriu, nga fshati Kopiliq i Skënderajt.
Sipas informacioneve fillestare, Kadriu dyshohet se është zënë nga një lift derisa ishte duke punuar në fshatin Dubravë të Istogut.
Rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur ky rast tragjik ende nuk dihen.
