Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Anna Lika konfirmon zyrtarisht romancën me Bjordi Mezinin! Aktorja publikon foton krah ish-banorit të BBV!

Aktorja Anna Lika ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen me ish-banorin e BBV, Bjordi Mezini. Çifti prej kohësh kanë mohuar thashethemet se janë në një romancë, edhe pse gjatë gjithë kohës janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dhe Anna Lika ka vendosur të bëjë publike duke postuar një foto në rrjetin social Instagram teksa qëndron përkrah regjisorit të filmave.

Prej më shumë se një viti, Bjordi dhe Anna Lika janë ndër çiftet e “showbizz”-it tonë.

Megjithatë, të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike.

Aktorja humbi nënën e saj disa muaj më parë dhe Bjordi Mezini i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” teksa foli për serialin, sigurisht që nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për Ana Likën.

Lidhur me ndarjen nga jeta të nënës së saj, Bjordi u ndal duke thënë: “Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”.

Për të ndryshuar disi atmosferën e bisedës, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur gjithnjë me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur në këtë mënyrë: “Unë nuk e mbaj Anën me hatër, por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”.

Premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë”, ka bërë që ajo ti rikthehet aktiviteteve në vend. Nën shoqërinë e Bjordit, dyshja u shfaq më e afërt se kurrë, ku në shoqërinë e tyre ishte dhe tezja e Annës, Inis Gjoni. Duket se tashmë lidhja mes tyre është formalizuar dhe të dy nuk kanë asnjë ndrojtje, të pozojnë si çift.