Lajme

Hamza kërkon drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi sot bëhen gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së.

Hamza ka thënë se asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë dhe t’i nënshtrojë apo ta rishkruajë historinë tonë.

“Drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

Gjashtë vite në Hagë, por asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë, t’i nënshtrojë apo ta rishkruajë historinë tonë!

Populli i Kosovës e di çfarë përjetoi, pse u ngrit në luftë dhe sa shtrenjtë e pagoi lirinë.

Drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre!

Të Ngjashme