Lajme

Araghchi: Teherani nuk do të dorëzohet para presioneve apo kërcënimeve

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha në takimin e BRICS 2026 në Indi se “nuk ka zgjidhje ushtarake për asnjë çështje që lidhet me Iranin” dhe se Teherani “nuk do të dorëzohet para asnjë presioni apo kërcënimi, por do të përgjigjemi me respekt”.

Sipas mediave iraniane, ai akuzoi SHBA-të dhe Izraelin për “agresion brutal dhe të paligjshëm” ndaj Iranit dhe tha se vendi është gati të “luftojë me forcë të plotë” për të mbrojtur sovranitetin e tij, citon Anadolu.

Araghchi theksoi se Irani nuk kërkon luftë, por paralajmëroi për një përgjigje “të fuqishme dhe shkatërruese” ndaj çdo agresioni të huaj.

Tensionet u rritën pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, që çuan në kundërpërgjigje iraniane dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Pakistani hyri në fuqi më 8 prill, ndërsa SHBA-të vazhdojnë bllokadën detare ndaj Iranit që nga 13 prilli.

Të Ngjashme