Arben Gashi ka bërë të ditur se do të garojë sërish për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.
Me propozim të Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV të LDK-së në Prishtinë, Gashi ka konfirmuar kandidaturën për një mandat të ri, duke falënderuar strukturat e partisë, votuesit dhe qytetarët për besimin e vazhdueshëm.
Postimi i Gashit:
Me propozim të Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV të LDK-së në Prishtinë, jam kandidat edhe për një mandat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Falënderoj strukturat e LDK-së, votuesit dhe qytetarët e Kosovës për besimin e vazhdueshëm ndaj meje. Ju garantoj se do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të sistemit demokratik dhe të besimit qytetar, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe të përhershme.
Më 7 Qershor është momenti kur së bashku e përcaktojmë të ardhmen e Kosovës.
Na priftë e mbara!
