Janë publikuar fotot e protestuesit që u dhunua barbarisht nga efektivët e repartit “Shqiponja” pas stadiumit “Dinamo”, ngjarje ku ai përfundoi i shtrirë pa ndjenja në mes të rrugës.
Imazhet e reja që po qarkullojnë gjerësisht tregojnë pasojat e dhunës fizike dhe goditjeve me shkop gome që protestuesi mori në kokë dhe në trup përpara se të humbiste ndjenjat.
Fotot konfirmojnë dëmtimet e rënda të pësuara nga protestuesi gjatë aksionit të policisë për shoqërimin e personave në terren, momente të cilat nxitën edhe reagimin e ashpër të gazetarëve në vendngjarje.

Protestuesi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pas transportimit me urgjencë nga autoambulanca, ndërsa publikimi i fotove ka nxitur reagime të shumta lidhur me përdorimin e forcës nga policia.
