Aktuale

Protestuesit iu vënë flakën 4 koshave të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, policia e pozicionuar në rrugicë

Protestuesit kanë çuar 4 kazanë mbeturinash në rrugicën ngjitur me hyrjen e Ministrisë së Arsimit, ku janë vendosur edhe forcat e Policisë.

Katër kosha mbeturinash janë marrë nga Rruga e Durrësit dhe u është vënë flaka. Protestuesit po i drejtojnë koshat e djegur në drejtim të forcave të policisë.
Po ashtu, po hedhin gurë në drejtim të Policisë së Shtetit, e cila nuk ka reaguar ende.

Deri më tani, nuk raportohet për përplasje mes protestuesve dhe policisë./Top Channel

Të Ngjashme