Lajme

Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia: U zbulua falë bashkëpunimit me qytetarët

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me armatimin e gjetur në dy lokacione në Zubin Potok, duke bërë të ditur se armatimi është zbuluar nga bashkëpunimi me qytetarë.

Nga policia, është theksuar se, për rastin e parë, policia ka pranuar sot, informacion se në fshatin Paljevo komuna Zubin Potok  mund të ketë mjete të dyshuara ilegale, ku pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar: 1 pushkë Zastava M59; 3 fishekë 7.62 mm; 165 fishekë 7.92 mm; Uniform ushtarke me logo te shtetit te Serbisë.

Edhe për rastin e dytë, njofton policia, informatat i ka pranuar sot, ku pas kontrollit të realizuar nga policia, në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar: 1 zollë; 2 trombllona; 2 granata dore M75; 2 armë  AK-47; 9 karikator; 90 fishekë për armë të gjatë; 79 fishekë 11.53 mm ; 2 thika taktike

Njoftimi:

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës çon në zbulimin e një sasie tjetër të mjeteve ilegale në Zubin Potok

Mitrovicë Veri , 18.04.2026

Falë bashkëpunimit dhe informacioneve të ndara nga qytetarët me Policinë e Kosovës, është arritur zbulimi i mjeteve të dyshuara ilegale në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Rasti I

Më datë 18.04.2026, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë pranuar informacion se në fshatin Paljevo komuna Zubin Potok  mund të ketë mjete të dyshuara ilegale.

Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar:

1 pushkë Zastava M59

3 fishekë 7.62 mm

165 fishekë 7.92 mm

Uniform ushtarke me logo te shtetit te Serbis

Rasti II

Më datë 18.04.2026, njësitë policore gjatë kryerjes së detyrave dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarët kanë pranuar informacion se në të njejtin fshat në një lokacion tjetër mund të ketë mjete ilegale.

Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar:

1 zollë

2 trombllona

2 granata dore M75

2 armë  AK-47

9 karikator

90 fishekë për armë të gjatë

79 fishekë 11.53 mm

2 thika taktike

3 fishekë

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këto raste nuk ka persona të arrestuar.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin 192.

Të Ngjashme