Lajme

Armend Muja: Tashmë kjo pronë do ti rikthehet publikut dhe qytetarëve

Ka filluar rrënimi i pompës së benzinës e cila ndodhet në Fushë Kosovë, përballë selisë së AKI-së. Bëhet fjalë për pompën e derivate “Patroni” Sh.P.K., e cila ishte mbyllur dy vite më parë me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa sot është rrënuar.

I pranishëm gjatë rrënimit të objektit ka qenë edhe ministri i Bujqësisë, Armend Muja.

Në një prononcim për media, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, tha se ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për funksionimin e ministrisë.

Armend Muja: Tashmë kjo pronë do ti rikthehet publikut dhe qytetarëve

“Sot po zbatohet një vendim i gjykatës. Prona e Ministrisë së Bujqësisë do t’i rikthehet publikut dhe qytetarëve. Fillimisht kjo hapësirë do të gjelbërohet dhe do t’u shërbejë studentëve dhe stafit të ministrisë, pasi këto toka kanë qenë pjesë e Institutit Bujqësor të Kosovës. Ato do të shfrytëzohen si hapësira ku potencialisht, në hyrje të Prishtinës dhe pranë aeroportit, do t’i tregojmë botës se edhe ne mund të realizojmë projekte inovative në bujqësi”, tha Muja.

I pyetur nëse rrënimi i pompës së benzinës mund të ketë ndonjë lidhje me fushatën zgjedhore, ai tha se projekti nuk ka asnjë ndërlidhje me zgjedhjet, duke shtuar se planifikimi për nisjen e punimeve ishte bërë që në muajin prill, por procedurat kanë zgjatur më shumë.

Muja- Rrënimi sot nuk lidhet me fushatë zgjedhore

“Jo, nuk ka të bëjë aspak me fushatën zgjedhore. Është një punë normale. Ne kemi planifikuar që kjo të bëhet diku në prill, mirëpo janë vazhduar procedurat. Nuk ka të bëjë asgjë me fushatën zgjedhore. Pronën publike po ia kthejmë popullit të Kosovës”, tha Muja.

Të Ngjashme