Lajme

Arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Policia e Kosovës ka arrestuar Atdhe Thaçin, nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi, gjatë protestës që po mbahet para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Atdhe Thaçi është shoqëruar nga zyrtarët policorë gjatë zhvillimit të protestës, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Derisa po shoqërohej nga Policia e Kosovës, ai ka deklaruar para mediave se është nipi i Hashim Thaçit.

Arrestimi i tij ka ndodhur në një kohë kur situata para institucioneve është tensionuar, ndërsa Policia ka ndërhyrë ndaj disa protestuesve.

Të Ngjashme