Lajme

​Arrestohet një 36-vjeçar në Prishtinë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, përkatësisht njësitë e Stacionit Policor Veriu, kanë realizuar me sukses sot arrestimin e një personi.

Person ky i kërkuar.

V. R. (36) po kërkohej për veprën penale ‘keqpërdorim i besimit’, për të cilën ishte dënuar me një vit burg, raporton KosovaPress.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Të Ngjashme