Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë.
Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale ka ndaluar personin me inicialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.
“I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar.
Ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.”
