Një person është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 gusht 2026, rreth orës 14:00.
Gjatë intervenimit, të dyshuarit i është bërë testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv me 1.60 promilë alkool në gjak.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Malishevë / 29.08.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes. Të dyshuarit i është bërë alkool-testi që ka rezultuar 1.60 promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
