Lajme

Arrestohet një person për të shtëna me armë në Shtime

Është arrestuar një i dyshuar në Shtime pasi në një aheng familjarë kishte shtënë me armë zjarri.

Policia në raportin e përditshëm tregon se rasti saktësisht ka ndodhur në Gjurkoc të kësaj komune.

E në vendin e ngjarjes janë sekuestruar pistoleta, 30 fishekë, tri gëzhoja dhe leja përkatës e armës.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Pistoleta, 30 fishekë, tri gëzhoja dhe leja përkatës e armës është sekuestruar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të Ngjashme