Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohet një serb në Mal të Zi, dyshohet për krime lufte në Kosovë

Policia malazezë kanë arrestuar një shtetas serb të kërkuar për krime lufte në Kosovë ka njoftuar Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Sipas njoftimit , është M.V (61), kërkohet nga Interpoi.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile” në vitin 1999, në territorin e komunës së Pejës në Kosovë. Gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Bijelo Polje i ka caktuar masën e paraburgimit me ekstradim.