Aktuale

ARRESTOHET shqiptari në Angli! Pas 11 vitesh kërkim, trafikanti i drogës më në fund bie në dorë të autoriteteve (EMRI)

Pas plot 11 vitesh kërkim, Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët Britanikë, ka mundur të vendosë në pranga në Angli një shtetas shqiptar të këkruar për trafik drogë në Kosovë. Sipas dokumenteve të Gjykatës së Ekstradimeve City of Ëestminster Magistrates’ Court Top Channel ka bërë me dije se i arrestuari për qëllime ekstradimi është Gëzim Çela, 37 vjeç.

Më tej mësohet se gjykatës së më sipërme i është bërë me dije se autoritetet shqiptare kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Çelën, pasi ai akuzohet se më 15 tetor të 2015-ës, ai është përfshirë në një bashkëpunim kriminal me Fran Merdhocin, Alfred Mikelin, Arif Çelën dhe Victor Lekgegajn për trafikimin e 49 kilogramëve kanabis drejt Kosovës.

Gëzim Çela do të paraqitet në seancën e radhës për ekstradimin më 4 qershor 2026, në orën 10:00.

Kurse Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, e lokalizuar në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë, ka një afat 40 ditor për të dërguar dosjen përkatëse së bashku me një garanci të firmosur nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu, e cila siguron se Çela do të ketë të drejtën e rigjykimit pasi është dënuar në mungesë.

Bazuar në atë që shpreh gjykata britanike, ai nuk mund të ndjekë procedurat e ekstradimit në liri me kusht, pasi vepra penale për të cilën akuzohet është e rëndë.

Të Ngjashme