Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Askush nuk është mbi ligjin”/ Preç Zogaj zbulon çfarë ndodh me Berishën nëse del i pafajshëm

Preç Zogaj ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka komentuar procesin e SPAK ndaj Sali Berishës.

Zogaj tha se sot, me reformën në drejtësi, kemi arritur në epokëm ku “askush nuk është mbi ligjin” dhe se Berisha duhet të përballet me drejtësinë. Analisti shtoi se në një rast të shpalljes i pafajshëm, Berisha do të përfitonte politikisht.

“Ai është një veprim i pritshëm, i paralajmëruar. Kjo që ndodhi me Berishën, në përshkallëzimin e ngjarjeve të ngjashme, ku disa ish ministra dhe zyrtarë të PS, janë hetuar, akuzuar dhe dënuar. Në këtë përshkallëzim, rasti i Sali Berishës përfaqëson një kulm. Pritej të ndodhte një gjë e tillë.

Unë të them të drejtën, nuk marr përsipër të bëj as avokatin, as prokurorin dhe as gjyqtarin, sepse nuk jemi në këto, jemi analistë politik. Unë mund të them se jemi në histori të re, kush do ta kuptojë, ka patur kohë ta kuptojë.

Nga “ligji jam unë”, që ka qenë refreni i shumë drejtuesve politikë, kemi kaluar në një tjetër histori, që është “askush mbi ligjin”. Kjo më pëlqen, është fillimi i një historia të re. Ata që akuzohen duhet të shkojnë në gjykatë. Nëse dikush akuzohet padrejtësisht dhe fiton pafajësinë, ai përfiton edhe politikisht, rilind politikisht, nëse akuzat janë të padrejta.

Liderët politikë dhe Sali Berisha, që është figurë qendrore e jetës politike, duhet të japë shembullin e institucionit. Ata kanë një problem, në lidhje me masën e ndalimit, është çështje e interpretueshme. Fjalët që e ndërtojnë nenin 73 të Kushtetutës, është e interpretueshme. Sali Berisha hiqet sikur është Gjykatë Kushtetuese. I takon atij të vërë në lëvizje institucionet, që të interpretohet. Them se duhet t’ju referohemi institucioneve, të japim shembullin e respektit.

Kush nuk ka bërë gjë, me një drejtësi me disa shkallë, nuk mund të dënohet. Nuk kemi të bëjmë me një drejtësi që ka marrë role që nuk i takojnë, që të shqetësohemi. Ne kemi patur drejtësi të ndrojtur prej kohësh, që i mbivendoset institucioneve”, tha Zogaj.