Lajme

Asnjë aksident me fatalitet në 24 orët e fundit, policia shqipton 2 mijë e 360 tiketa trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit në vend nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë shënuar 19 aksidente me persona të lënduar dhe 30 me dëme materiale, transmeton “Bota sot”.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 360 tiketa trafiku.

Ndërkohë, 22 persona janë arrestuar, kurse 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Në statistikat e publikuara figuron edhe një person në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.

Të Ngjashme