Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat pas atentatit me armë zjarri të ndodhur në Laç, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika.
Te shoqëruarit dyshohet se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe po merren në pyetje nga grupi hetimor.
Ndërkohë, policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe vijon kontrollet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
See also “SPAK do të arrestojë Flamur Nokën”, juristja plas ”BOMBEN”: Ka favorizuar familjarët kur ishte drejtor40-vjeçari u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij dhe megjithëse u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po administron provat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa motivet e atentatit mbeten ende të paqarta.
