Aktuale

Dy policë u plagosën me thikë, reagon deputeti i PS

Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Malësi të Madhe, ku një shtetas gjerman plagosi me thikë dy efektivë të Policisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka dënuar ashpër dhunën ndaj uniformave blu, duke kërkuar ndëshkim për personat që sulmojnë punonjësit e Policisë.

“Prandaj kultura e ndyrë e goditjes së punonjësve të policisë duhet refuzuar dhe kush guxon të godasë Policinë duhet bërë shembull!”, shkruan Balla.

Ngjarja ndodhi në fshatin Pjetroshan, ku 47-vjeçari gjerman J. K. goditi me thikë dy efektivë gjatë ndërhyrjes së tyre. Policët e plagosur u dërguan në spital, ndërsa autori i dyshuar u neutralizua dhe u shoqërua në komisariat.

Të Ngjashme