Aktuale

At*ntat në pikë të mëngjesit në Athinë, pla’goset 55-vjeçari shqiptar, çfarë ndodhi me dy atentatorët?

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, ngjarja ndodhi rreth orës 04:55 të mëngjesit, në kohën që 55-vjeçari po dilte nga banesa e tij në rrugën Vrutu.

Mësohet se atentatorët ishin dy persona dhe u larguan me një motoçikletë.Deri më tani nuk është bërë publik emri i të plagosurit, por mediat greke shkruajnë se ai ka marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet janë marrë përsipër nga Drejtoria e Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Atikës. Autoritetet përkatëse po hetojnë rrethanat e sulmit dhe motivet e autorëve. Po shqyrtohet ndër të tjera edhe mundësia që të ketë qenë për larje hesapesh.

Të Ngjashme